I mbylli dosjen të dënuarin për prostitucion, KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës

Aktualitet

I mbylli dosjen të dënuarin për prostitucion, KPA largon

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 17 dhjetor vendimmarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Shkodrës, Edlira Cufi. Vendimi u morë në mënyrë unanime të hënën nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Mimoza Tasi, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer nga Cufi kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e saj.

Prokurorja e Shkodrës, Edlira Cufi u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 17 shkurt 2022, pasi u konkluduan probleme për pasurinë, konstatime të konfliktit të interesit, si dhe se gjendej në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia duke përdorur dhe udhëtuar me automjete të personave me precedentë penalë.

Edlira Cufi e nisi karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Malësisë së Madhe. Prej më shumë se dy dekadash e ushtroi funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Shkodrës, ku për disa vjet ka qenë dhe në rolin e zëvendësdrejtueses./ BIRN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion