I kishte fshehur në çantën e laptopit, kapet turku me 33 mijë dollarë të padeklaruar në Rinas

Aktualitet

I kishte fshehur në çantën e laptopit, kapet turku me 33

Një shtetas turk është kapur nga policia me 33 mijë dollarë të padeklaruar në aeroportin e Rinas. Dollarët ai i kishte fshehur në çantën e laptopit, por nuk arriti të kalonte "pa u lagur" nga autoritetet në Rinas. 

Njoftimi i policisë: Rinas

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Brenda pak ditësh goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 33000 dollarë, procedohet penalisht një 43-vjeçar, shtetas turk. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion