Shqiptarët në Tel Aviv tregojnë sulmin nga Irani: Ishim njoftuar nga ambasada, nuk patëm rrezik

Aktualitet

Një grup shqiptarësh që ndodhen në Izrael për një aktivitet turistik kanë kaluar disa orë të pazakonta, gjatë sulmit ajror nga Irani.
Herida Duro, drejtore e turizmit që ndodhet në Tel Aviv tregon se morën dijeni nga ambasada shqiptare lidhur vendimin për sulmet.

Ndërsa ekipet e hotelit ku qëndruan ofruan të gjithë asistencën në rast alarmi.


“Ne u njoftuam dy ditë më parë nga ambasada jonë në Izrael që në 48 orët e ardhshme priten sulme. Ishim pranë ambasadës në çdo lëvizje dhe informacion. Por fatmirësisht orët e pasigurisë zgjatën pak dhe pasi u informuam që Tel Aviv nuk ishte objekt i sulmeve”, tha Duro.


Por normaliteti u rikthye pas pak orësh kur u kuptua që Tel Avivi nuk ishte në objektiv. Hapësira ajrore u mbyll përkohësisht, ndërsa ekipi pritet të kthehet ditën e nesërme.

“U anuluan të gjitha fluturimet. Ishim planifikuar të niseshim sot në mëngjes. Por po shohim mundësinë që të kthehemi nga Qipro ditën e nesërme”, tha Duro.

Sipas ekipit të shqiptarëve, jeta në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, këtë të diel duket t’i jetë rikthyer normalitetit.

14:54-Sulmi Iranian, drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit dhe vajza e saj 10 muajshe bllokohen në Tel Aviv

Shqiptarët në Tel Aviv tregojnë sulmin nga Irani: Ishim njoftuar

Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, janë disa nga shqiptarët që ndodhen në Tel Aviv të bllokuar për shkak të sulmit me raketa prej Iranit pasditen e djeshme.

Raportohet se për shkak të anulimit të fluturimit  pas përfundimit të një aktiviteti turistik ato janë akomoduar tashmë në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit, ku situata tashmë paraqitet e qetë dhe pa panik.

Teksa janë në pritje të fluturimit të radhës të njoftuar për sot në mbrëmje, në vendqëndrimin e tyre po organizohen aktivitete për fëmijët, e për të larguar disi shqetësimin e të rriturve.

Bashkë me to është edhe përfaqësuesja e Unionit Turistik Shqiptar Ilda Kasa, e cila tregon për Top Channel se është mirë dhe nuk ka vend për frikë se izraelitët janë të mire trajnuar duke ju dhënë udhëzimet e duhura për sigurinë e tyre.

 

ME TE LEXUARAT