Dhunimi i djalit me autizëm në Berat/ Nëna dhe njerka përleshen me thikë, autoritetet heshtin

Aktualitet

Dhunimi i djalit me autizëm në Berat/ Nëna dhe njerka

Një nënë denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan një histori të ndodhur në shkurt të këtij viti me djalin e saj 15-vjeçar me spektrin e autizmit. Ajo është e ndarë nga bashkëshorti me të cilin ka tre fëmijë dhe nuk e ndihmon financiarisht.

Nëna ka bërë çdo përpjekje për të siguruar jetesën e fëmijëve duke bërë dy punë, duke kërkuar azil në Francë, por gjendja e djalit e detyroi të rikthehej. Me refuzimin e babait për të siguruar një shtëpi dhe kërkesën që djali të jetonte me të në fshat, 15-vjeçari mbeti në kujdesin e njerkës, Behare Ibrushit.

Në shkurt, vajza e denoncueses bëri denoncimin e parë pasi konstatoi shenja dhune te i vëllai, por u shpërfill plotësisht nga autoritetet. Në prill, për ditëlindjen e tij, ajo dhe nëna shkuan ta vizitonin por e gjetën të kyçur në tualet dhe të dhunuar rëndë, me djegie, të nxira dhe gishtin e dorës të thyer.

Njerka u largua drejt shtëpisë ngjitur ku jetonin të afërmit e të shoqit dhe vajza e nëna e kanë denoncuar. Mjeku ligjor dha 11 ditë mjekim për adoleshentin.

Oficerët e lanë të lirë të dyshuarën, duke krijuar një vatër konflikti pasi i la të dyja gratë në të njëjtën shtëpi. Dy ditë më vonë ndodhi një përleshje e dhunshme në oborr, ku u përdor një thikë. Nëna e djalit e plagosi Behare Ibrushin, e cila u shtrua 6 ditë në spital, ndërsa vetë u arrestua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion