A do të luajë Ronaldo në ndeshjen e parë të Botërorit? FIFA merr VENDIMIN për kartonin e kuq të portugezit…

Sport

A do të luajë Ronaldo në ndeshjen e parë të

FIFA ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor lidhur me kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në humbjen 2-0 ndaj Irlandës më 13 nëntor, në ndeshjen e parafundit të Grupit F për kualifikueset e Kupës së Botës.

Sipas dokumentit, sulmuesi 40-vjeçar u dënua fillimisht me tre ndeshje pezullim.

Ronaldo e kreu menjëherë dënimin tre ditë më vonë, duke munguar në fitoren bindëse 9-1 ndaj Armenisë në Porto — ndeshje që i siguroi Portugalinë pjesëmarrjen e saj të nëntë dhe të shtatë radhazi në Botëror.

Megjithatë, pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), FIFA rishikoi çështjen, duke pranuar argumentet e paraqitura që synonin shmangien e një pezullimi më të gjatë. Rezultati: Ronaldo nuk do të përballet me ndëshkime shtesë përtej ndeshjes së vetme të humbur, pavarësisht se ishte përjashtimi i tij i parë pas plot 226 grumbullimesh me kombëtaren.

Vendimi u konsiderua si një lehtësim për Portugalinë, që e sheh kapitenin e saj të rikthehet i disponueshëm për fazën e ardhshme të përgatitjeve drejt Botërorit 2026.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion