Bashkëshorti iu ekzekutua para syve/ The Sun: Gruaja e "gangsterit" shqiptar fillon jetë të re si avokate në Dubai

Aktualitet

Bashkëshorti iu ekzekutua para syve/ The Sun: Gruaja e

Gazeta britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull jetës së “re” të bashkëshortes së gangsterit shqiptar që u ekzekutua para derës së shtëpisë në Londër. Sipas artikullit, Debora Krasniqi pa tmerrin me sy kur bashkëshorti, Flamur Beqiri iu ekzekutua para syve në vitin 2019.

“The Sun” shkruan se gjashtë vite më vonë, Debora e ka rimodeluar veten si një avokate me profil të lartë në Dubai. Pas tragjedisë që pa, ajo punon tani si juriste për “ADG Legal” me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Konkretisht, Debora punon nga zyrat e firmës në ndërtesën luksoze “Burj Gate Tower” në “Downtown Dubai”.

Në artikull theksohet se Debora iu bashkua firmës në vitin 2023 dhe ka një diplomë të klasit të parë në drejtësi, si edhe një master në Praktikë Ligjore. Gjithashtu, ajo kishte themeluar një kompani investimesh në prona banimi dhe ka qenë pjesë e menaxhimit të projekteve të mikpritjes në hotelin “Swiss Diamond” në Lugano, Zvicër.

“The Sun” shkruan ndër të tjera se është një kthesë e jashtëzakonshme për Deborën, pas vrasjes së pamëshirshme të bashkëshortit të saj që u bë lajm kombëtar. Sakaq, në artikull sqarohet se Beqiri kishte mbërritur në Britani katër ose pesë vite para ekzekutimit dhe  menaxhonte një shtëpi diskografike hip-hopi të quajtur Skrilla në Malmo, një qytet me një komunitet të madh emigrantësh nga Ballkani, edhe pse fshihte një jetë të dyfishtë si gangster i nivelit të lartë.

ARTIKULLI I “THE SUN”:

Për botën e jashtme, Debora Krasniqi duket thjesht si një fytyrë tjetër e bukur që përzihet mes banorëve të lagjes luksoze Battersea. Por pas manikyrit perfekt dhe çantave të markave, 36-vjeçarja ishte në fakt gruaja e gangsterit shqiptar të nivelit të lartë, Flamur Beqiri i cili u qëllua për vdekje në pragun e derës së tyre para syve të saj.

Ai ishte shpallur më parë si një nga njerëzit më të kërkuar në Suedi për një skemë trafikimi kanabisi me vlerë 2 milionë sterlina. Dhe Debora mundi vetëm të shikonte e pafuqishme teksa i shoqi vëllai i ish-yllit të “The Real Housewives of Cheshire”, Misse Beqiri u qëllua për vdekje në prag të derës në vigjilje të Krishtlindjes në vitin 2019, pas një përplasjeje mes bandave suedeze të drogës.

Beqiri u qëllua me breshëri plumbash në derën e pronës së tyre me vlerë prej 1.7 milionë sterlinash në Battersea, ndërsa gruaja e tij mbronte djalin e tyre dyvjeçar. Në atë kohë, prokurorja e çështjes, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një “rivaliteti hakmarrës midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”.

Gjashtë vite më vonë, Debora e ka rimodeluar veten si një avokate me profil të lartë në Dubai. Ajo punon tani si juriste për ADG Legal me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ka lënë pas tmerrin e së kaluarës. Debora punon nga zyrat e firmës në ndërtesën luksoze Burj Gate Tower në Downtown Dubai.

Një burim i tha “The Sun”: “Debora përjetoi një nga eksperiencat më të tmerrshme – të shihte bashkëshortin e saj të dashur të vritej para shtëpisë së tyre. Por ajo është një forcë e natyrës, punoi shumë dhe u bë juriste. Tani ajo po jeton në Dubai dhe po punon në çështje të mëdha ligjore që përfshijnë disa prej njerëzve më të pasur në botë.”

Profili i Deborës në ADG Legal thotë se ajo iu bashkua firmës në vitin 2023 dhe ka një diplomë të klasit të parë në drejtësi, si edhe një master në Praktikë Ligjore. Po ashtu shton se më herët ajo kishte themeluar një kompani investimesh në prona banimi dhe ka qenë pjesë e menaxhimit të projekteve të mikpritjes në hotelin Swiss Diamond në Lugano, Zvicër.

ME TE LEXUARAT