Hipi mbi makinën në lëvizje, si ndodhi sfida në Tik Tok që i mori jetën shqiptarit Lorenzo Pjetrushi

Aktualitet

Hipi mbi makinën në lëvizje, si ndodhi sfida në Tik Tok

Një sfidë në rrjetin social Tik Tok i ka marrë jetën një 18-vjeçari shqiptar në Itali. Lorenzo Pjetrushi ndërroi jetë në spital 9 ditë pasi ai u aksidentua teksa ishte duke regjistruar një video për rrjete sociale.

I riu shqiptar u përplas nga një automjet në  sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo më 20 janar.

Sipas asaj që raporton portali Today.it, i riu shqiptar ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij.

Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka për djalin që kishte ditëlindjen dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në kofanon e makinës teksa kjo e fundit drejtohet nga i afërmi.

Mirëpo, shakaja përfundoi në tragjedi dhe 18-vjeçari u rrëzua në mënyrë tragjike përtokë, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Sipas hetimeve, Pjetrushi u rrëzua pasi humbi ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij.

Miqtë dhe familja lajmëruan menjëherë autoambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në spitalin Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditësh në kujdes intensiv i riu shqiptar nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mediat italiane shkruajnë se çështja tani mund të ketë implikime kriminale me Zyrën e Prokurorit të Trevisos që mund të hapë një hetim.

Në fakt, policia ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

“Ka një pikëllim të madh në komunitet për këtë episod shumë të dhimbshëm”, komentoi kryebashkiaku i Ormelle, Andrea Manente, i cili shpreh ngushëllimet për miqtë dhe të afërmit e viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion