I biri vrau policin në sy të saj, flet nëna e autorit: I thashë mos, por djali qëlloi! U zunë për...

Aktualitet

I biri vrau policin në sy të saj, flet nëna e autorit: I

Policia e Fierit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes në Fieri, ku humbi jetën efektivi i Shqiponjave Novruz Canaliaj, ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe dy prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Në makinë me Azgan Mërnica gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar ishte edhe nëna e autorit. Ajo ka dhënë deklarime në polici dhe para grupit hetimor ka rrëfyer sherrin që djali i saj kishte me Novruz Cenalinë. Nëna e autorit, Ajete Mërnica, i tha policisë se dy të rinjtë u konfliktuan për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit.

Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve "mos, mos" disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion