Aksident i rëndë në Vlorë! Shoferi me “Golf” përplas të moshuarën në vijat e bardha, më pas aksidentohet me “Audin”

Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë! Shoferi me “Golf”

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në qytetin bregdetar.

Burime për mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike ku një automjet tip “Golf” ka përplasur një të moshuar e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Pasi përplasi 66-vjeçaren, mjeti më pas përfundoi duke u përplasur me një tjetër automjet tip “Audi”.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka mbetur e plagosur 66-vjeçarja e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ajo është dërguar në spitalin e Vlorës ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti si dhe vijon proceduarat ligjore për shoferët e përfshirë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion