I armatosur "gjer në dhëmbë" në Tiranë, 23-vjeçari largohet me vrap sa shikon policin, dy të arrestuar

Aktualitet

I armatosur "gjer në dhëmbë" në Tiranë,

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar “Glock”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri më krehër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Vihet në pranga dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Glock”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve 43 vjeç, dhe 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Prokop Mima”, shtetasin i cili sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi nuk ka kallëzuar krimin.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion