I afërmi i pacientit në QSUT kërcënon infermierin dhe më pas përplaset me policinë
Një sherr i paprecedentë ka ndodhur sot në QSUT, ku një nga të afërmit e pacientëve ka kërcënuar një infermier. Më pas i riu me iniciale A.M ka kundërshtuar dhe forcat e policisë, të cilët më pas i kanë vënë prangat dhe e kanë dërguar në paraburgim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pë veprime të mëtejshme hetimore.”, njofton policia.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.