Hysen Meta tregon pse motra mori fajin për vrasjen e babait: Ajo ishte shkaku…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse që u zbulua dje në Durrës, ku Pëllumb Meta u vra nga fëmiëjt e tij.
Djali i madh i familjes, 25-vjeçari Hysen Meta është personi që qëlloi 4 herë me armë zjarri drejt të atit, e megjithatë, fillimisht të 3 fëmiëjt deklaruan se krimin e kishte kryer vajza 19-vjeçare Hygerta Meta. Në lidhje me këtë, 25-vjeçari ka deklaruar se donte ta merrte ajo fajin, pasi ishte shkaku i konfliktit.
“Donte ta merrte përsipër pasi në një fare mënyre ishte shkaku i sherrit”, ka rrëfyer 25-vjeçari.
Hysen Meta mësohet se ka pranuar para policisë se ishte ai që qëlloi babain me pistoletë, por nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer, duke u shprehur se i ati ua nxinte jetën.
“Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, ka thënë ai para hetuesve.
25-vjeçari ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes, nga vrasja e të atit mesditën e 10 shkurtit, tek denoncimi në polici i zhdukjes së tij më 13 shkurt dhe më pas zbulimi i trupit të Pëllumb Metës të groposur në kasolle më 22 shkurt.
“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai në punë, i thoshim njeri-tjetrit na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet. Mesditën e 10 shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa herë e shkrepa armën. Ishim ne dhome, atë e mbuloi gjaku. Bashkë me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri.
Gjatë mbrëmjes zhvendosem trupin nga shtëpia deri te kasollja, e mbuluam aty. Me pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukem trupin, duhet të zhduknim makinën. E morëm makinën dy dite më pas dhe çuam diku afër sektorit Rinia. Pastaj erdhëm në polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju, e zbuluat.
Donte ta merrte përsipër motra pasi në një fare mënyre ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjo që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare. Edhe mamaja nuk dinte asgjë.”, ka dëshmuar 25-vjeçari.


