Humbje e madhe për blutë! Mbyll sytë përgjithmonë inspektori Hamëz Xhebexhia

Aktualitet

Humbje e madhe për blutë! Mbyll sytë përgjithmonë
Një nga figurat e shquara në radhët e bluve ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të mërkurë.

Inspektori i dalluar, Hamëz Xhebexhia, i cili për vite me radhë kontribuoi në sistemin penitenciar ka ndërruar jetë duke lënë kështu një dhimbje të madhe te familjarët e tij, por dhe te të gjithë ata kolegë të cilët për vite me radhë punuan me të.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilët u kanë përcjellë ngushëllime familjarëve, të afërmve të inspektorit por dhe të gjithë kolegëve të cilët përgjatë gjithë këtyre viteve ndanë me të jo vetëm punën, por edhe miqësinë.

Për të gjithë inspektori Xhebexhia ishte një njeri i rrallë, i përkushtuar dhe një “mik për kokë”, i cili u gjendej pranë kurdo herë dhe kudo herë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të nderuar Inspektor Hamëz Xhebexhia, i cili për vite me radhë dha kontributin e tij në sistemin penitenciar me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm.

Në këto momente të trishta, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve që ndanë me të jo vetëm punën, por edhe miqësinë dhe vlerat njerëzore. U prehtë në paqe”, njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

ME TE LEXUARAT