Kapet krahu i djathtë i Plarent Dervishajt në Dubai, reagon Policia: Do e ekstradojmë!

Aktualitet

Kapet krahu i djathtë i Plarent Dervishajt në Dubai, reagon Policia:

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin në Dubai të 47-vjeçarit, Julian Meçaj, i njohur dhe si krahu i djathtë Plarent Dervishajt.

Sipas njoftimit të autoriteteve, ai është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Tentativa”, i cili është kapur pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Julian Meçaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për atentatin e regjistruar më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ndaj Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti viktimë shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Atentati i mbikalimit të Shkozetit u zbardh pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “SKY”, ku si organizator u shpall në kërkim Plarent Dervishaj.

ME TE LEXUARAT