EMRI/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me shtyllën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Bubq

Aktualitet

EMRI/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq.


Policia bën me dije se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike..

Si pasojë e përplasjes i riu identifikuar si Andi Bega ka humbur jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion