Humb jetën turistja malazeze në Lëpushë, dyshohet se...

Aktualitet

Humb jetën turistja malazeze në Lëpushë, dyshohet se...

Një turiste malaz ka ndërruar jetë mesditën e sotme në fshatin Lëpushë. Kanë qenë miqtë e 71-vjeçares M.N., që kanë njoftuar urgjencën për ta dërguar në spital por fatkeqësisht nuk ia ka dalë të mbijetojë.

"Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT