"Ishte me thithje"/ Egla Ceno puthi Laertin, Valbona xheloze: Mos u tallni me mu!

Showbiz

"Ishte me thithje"/ Egla Ceno puthi Laertin, Valbona xheloze: Mos u

Laerti Vasili është puthur me tre persona në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Puthja e parë ishte me Gjestin kur të dy ishin të veshura si vajza.

Pas kësaj erdhi puthja me Aldon që ndodhi gjatë një debati të fortë mes tyre. Ndërkohë puthja e tretë ishte e papritur për banorin pasi ia dha Egla Ceno.

Ajo shkoi te dhoma e gjumit ku ishte Jozi, Ola, Rizarta dhe Laerti. Aktorja e njohur shkon pranë Laertit e kap në fytyrë dhe e puth në buzë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë moment Ola dhe Laerti ia kanë thënë Valbonës, por pa i treguar se kush ishte personi që e ka puthur në buzë.

Ola: Shkoi ajo dhe e puthi, nuk ishte ky. Ky ishte thjesht pritësi, nuk largohej dot në atë situatë

Laerti: Në asnjë mënyrë

Ola: Thjesht shkoi dhe e puthi

Laerti: Ishte me thithje

Ola: Të betohem, për këtë ditë

Valbona: Ti ça bëre?

Ola: Unë thjesht ndenja

Laerti: U ngri

Ola: U ngriva

Laerti: U pataks nga ajo që pa, u tromaks, u lebetit

Ola: Unë nuk është se të kam bërë ndonjëherë shaka. Duhet të hedhësh hapa më të shpejtë Bona, se po të vijnë dhe gocat tani, mirë çunat. Nuk beson

Laerti: Unë nuk të gënjej, është e vërtetë

Ola: Është shumë e vërtetë

Valbona: Po më vini në lojë

Ola: E ka puthur një gocë po them

Laerti: Jo, kur më kapi në fytyrë më puthi

Valbona: Mos u talleni me mua, bëj be kokën e vëllait

Ola: Për kokë të vëllait që nuk të gënjej që një vajzë ka shkuar dhe e ka puthur në buzë, brenda kësaj shtëpie.

ME TE LEXUARAT