Hodhi nga ura shokun, dëshmia e të riut: Ra në kanal, nuk e mendova të vdekur, më ngacmoi gruan!

Aktualitet

Hodhi nga ura shokun, dëshmia e të riut: Ra në kanal, nuk e

Detaje të reja kanë dalur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku një 35-vjeçar I identifikuar si Majlind Habibi,. vrau për motive të dobëta mikun e tij, Branko Shkozën.

Shkak i vrasjes dyshohets e është pretentimi i autorit se Branko Shkoza i kishte ngacmuar gruan, nje fakt ky ende i pa verifikuar zyrtarisht nga hetimi. Në dëshminë e tij autori është shprehur se nuk kishte qëllim që të vriste njeri, dhe se vetëm e shtyu.

“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi.

 Me tha “shiko bej ndonje pune tjeter se i zgjidh vete hallet gruaja jote”. Ne kete moment mu erresuan syte dhe nuk mendova gjate. E shtyva dhe ai perfundoi ne kanal. Une me pas u largova ne shtepi dhe e lash aty.

Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se ne uje ra. Diten e dyte mesova se nuk kishte shkuar ne shtepi. Shkova serish diten e dyte te vendi ku u perleshem e pash qe trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi.

Nuk kisha guxim te tregoja se çfare kishte ndodhur. Me kapi paniku. Kur e gjeten trupin e tij dhe e mori policia dhe àmbulanca thash nuk kane per ta kuptuar, por do mendojne se ka rene vete se edhe pinte alkool. Jam penduar shume, por nuk i kisha asnje borxh. Me kishte rene ne qafe”, raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion