Hodhi armën sapo pa policët, arrestohet i moshuari, iu gjetën disa tufa me para

Aktualitet

Hodhi armën sapo pa policët, arrestohet i moshuari, iu gjetën

Një 72-vjeçar është vënë në pranga pasi është larguar me shpejtësi duke refuzuar kontrollin policor në territorin e Malit të Zi.

72-vjeçari hodhi nga automjeti, 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në automjetin e 72-vjeçarit, u gjetën të fshehura edhe një shumë prej 17 640 eurosh, e ndarë në disa pjesë.

“Shtetasi F. S., i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. S., ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit F. S., 72 vjeç, banues në Shkodër, me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion