Hetimet e barazisë në tendera pa statusin e të penduarit, ndryshimet në Kodin Penal i bllokojnë SPAK-ut dëshmitarët

Aktualitet

Hetimet e barazisë në tendera pa statusin e të penduarit,

Shkelja e barazisë në tendera është një nga krimet më të hetuara nga SPAK, e megjithatë, nëse dikush vendos të pendohet dhe të rrëfejë se kush e urdhëroi, ai nuk e merr statusin e të penduarit.

Kjo sepse, me shfuqizimin e një paragrafi në Kodin Penal për bashkëpunëtorët e drejtësisë, me ndryshimet e propozuara kufizohet e drejta e bashkëpunimit me autoritetet për një kategori veprash. Aktualisht, të penduarit rrëfehen për krimet më të rënda, duke nisur nga organizatat kriminale, terroriste, bandat dhe krimet e lidhura me to.

Por janë lënë jashtë lidhjes së marrëveshjes për t’u penduar një seri veprash të tjera që nuk kanë marzh dënimi më të lartë se 7 vite burgim, që do të thotë se mes tyre është edhe shkelja e barazisë në tendera.

Aktualisht janë 13 të penduar që mbahen aty ku ka qenë 41-bissi. Siç bëjnë me dije burimet dy të tjerë në fushën e trafikut të narkotikëve janë ende nën proces.

Si referencë në këtë janë sjellë standardet ndërkombëtare.

Deri më sot, drejtësia nuk ka penduar asnjë zyrtar të penduar në fushën e korrupsionit, por vetëm për krim të organizuar dhe vrasje./Tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion