Helmimi i të miturit me bar miu në Shkodër, spitali: Ja si është gjendja e motrës së tij!

Aktualitet

Helmimi i të miturit me bar miu në Shkodër, spitali: Ja si

Mbetet e vështirë gjendja shëndetësore e 7-vjeçares nga Vau i Dejës, e cila dyshohet se është helmuar nga ilaçi i brejtësve në një magazinë pranë shtëpisë së saj.

Për të njëjtën arsye mendohet se humbi jetën edhe vëllai i saj 3-vjeçar pasditen e 22 shkurtit. Burime nga shërbimi i pediatrisë në QSUT thonë se pas 72 orësh shumë të vështira, e mitura vijon të jetë në terapi intensive.

Ndërkohë, drejtues të spitalit të Shkodrës kanë treguar dinamikën e ngjarjes, përpjekjet e mjekëve për të mbajtur në jetë 3-vjeçarin dhe dërgimin me urgjencë të motrës së tij drejt Tiranës, sipas A2cnn.Familjarët kanë qenë të rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nga policia priten rezultatet e analizave toksikologjike.

Referuar shenjave të pacientëve të vegjël dhe informacioneve të marra nga familjarët, dyshohet se të dy fëmijët janë intoksikuar nga ilaçi i brejtësve që prindërit kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion