Emrat/ Kishin fshehur në banesë armë dhe kanabis, arrestohen dy vëllezër në Kurbin!

Dy vëllezër janë arrestuar në Kurbin pasi në banesë iu gjetën lëndë narkotike kanabis dhe armë.
Mësohet se Arben Frati dhe Levend Frati në fshatin Skuraj kishin fshehur rretth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;
L. F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.


