Zbardhet një ngjarje kriminale në Kukës, pranga 30-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorëve!

Aktualitet

Zbardhet një ngjarje kriminale në Kukës, pranga 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi plagosjes së shtetasit me iniciale E.H., disa ditë më parë. 30-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim si dhe janë prangosur dhe 2 shtetas të tjerë për përkrahje të autorit.

"Kukës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e plotë të autorësisë së plagosjes së shtetasit E. H., më datë 19.02.2025.  Kapet në Tiranë, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, dhe vihet në pranga një 30-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor për këtë plagosje.   

Vihen në pranga, për përkrahje të autorit të krimit, 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë ndihmuar 30-vjeçarin, për t’u fshehur.  Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 19.02.2025 në Kukës, ku u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., shërbimet e DVP Kukës kanë siguruar informacion mbi vendndodhjen e autorit tjetër të këtij rasti.  Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH kanë lokalizuar dhe kapur në Tiranë, shtetasin në kërkim Z. M. dhe shtetasit E. A. dhe G. P., që e shoqëronin. 

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Kukës arrestoi shtetasit: 

Z. M., 30 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit"; 

E. A., 34 vjeç dhe G. P., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion