Has/ 40 vite në gjendje të mjerueshme, banorët e fshatit Nikoliq kërkojnë rregullimin e rrugës që i lidh me Krumën

Aktualitet

Has/ 40 vite në gjendje të mjerueshme, banorët e fshatit Nikoliq

Banorët e fshatit Nikoliq, në Bashkinë Has, kërkojnë investim në një segment 7 kilometra që i lidh me qytetin e Krumës.

Mungesa e infrastrukturës rrugore, sipas vetë banorëve, ka ndikuar edhe në largimin e shumë familjeve për shkak të kushteve të vështira të jetesës.

“Rruga është problem.

Rruga është e shkretë, që prej 40 vjetësh. Është thënë që do të shtrohet këtë vit, po shpresoj ta mbajnë premtimin. Jetesa është shumë e vështirë për shkak të mungesës së infrastrukturës”, shprehen banorët.

Sipas Bashkisë së Hasit me fondet e saj, rruga e fshatit Nikoliq do të asfaltohet gjatë këtij viti./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion