Hartohen ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, për cilat poste do ketë konkurim

Aktualitet

Hartohen ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, për

Ministria e Brendshme ka përfunduar hartimin e ndryshimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ndryshimet e reja konsistojnë në një qasje të re të organizatës së policisë, në raport me qytetarët. Ndryshimet nisin që me formën e emërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me praktikën e re pritet që kryepolici të zgjidhet me konkurrim.

Do të ketë disa emra që plotësojnë kriteret që do garojnë dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit do të veçohet nga një komision i veçantë që krijohet enkas me urdhër të ministrit të Brendshëm. Pas filtrimit nga komisioni, emri që plotëson kriteret më të mira, propozohet tek Këshilli i Ministrave për emërim.

Kryepolici nuk është i vetmi që do emërohet me konkurrim, pasi edhe për drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të ndiqet e njëjta praktikë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore qëndron në detyrë për një periudhë prej 3 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë.

Me ndryshimet e reja, koha e qëndrimit të qytetarëve në komisariat kur merren për verifikim do të jetë më e shkurtër. Aktualisht qytetarët mund të mbahen deri në 10 orë në ambientet e komisariatit, por me ndryshimet e reja, nuk mund të jetë më shumë se 5 orë. Brenda këtij orari, policia duhet të përfundojë verifikimet, dhe nëse nuk ka prova për arrestimin, atëherë duhet të lirojë qytetarin.

Në projektligjin e Policisë së Shtetit, është bërë dhe një riorganizim për gradat policore. Gradat aktuale, inspektor, inspektor i parë dhe i dytë do të bashkohen në një gradë të vetme, të emërtuar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë.

Gjithashtu me ndryshimet e reja, ministrit të Brendshëm i shtohen kompetencat mbi policinë, pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administrativ, në përputhje me legjislacionin në fuqi./ Klan News

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion