E sulmoi në rrugë, shqiptari shpëton gruan nga ish-bashkëshorti i dhunshëm në Itali

Aktualitet
E sulmoi në rrugë, shqiptari shpëton gruan nga

Një emigrant shqiptar në Itali, është kthyer në heroin e vendasve me një akt të guximshëm, madje duke rrezikuar edhe jetën e tij, teksa shpëtoi një grua të re, e cila po sulmohej dhunshëm në rrugë nga ish-partneri i saj.

Agresori po e godiste me shuplakë dhe kërcënonte ish-partneren, teksa mes njerëzve të shumtë ishte vetëm shqiptari që parandaloi përshkallëzimin.

Agjentët e Policisë së Tivoli, në Guidonia (Romë), kanë arrestuar 56-vjeçarin e dyshuar, që akuzohet për përndjekje, lëndime fizike dhe dëmtime të ish-partneres së tij. I dyshuari D.R., kishte shfaqur shenja agresioni pas ndarjes, duke e përshkallëzuar situatën, teksa sot u njoftua ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest me burg”.


Mediat e vendit fqinj raportuan se ai e përndiqte ish-partneren prej një viti, madje nuk kishin muguar as kërcënimet, ofendimet dhe ndërhyrje të tjera në jetën e saj private.

Edhe pasi kishte pranuar një takim të fundit, ajo pësoi një agresion fizik dhe kërcënime, deri në zyrën e saj, pasi autori i shkoi te puna. Kurse më 7 tetor e kishte ndjekur me makinë, duke e ndaluar dhe goditur me shuplakë, aq sa ajo ra përtokë.

Në këtë episod, media “Latiburtinanews” shkruan se “ishte një qytetar i guximshëm shqiptar, që nuk e shikoi nga ana tjetër, por i tërhequr nga britmat e gruas ndërhyri në mbrojtje të saj”. Por edhe ai u bë edhe objekt i sulmit të agresorit 56-vjeçar. Emri i shqiptarit nuk u publikua.

Pas denoncimit dhe arrestimit, i dyshuari u burgos nga gjykata, duke evidentuar “mundësinë konkrete që i dyshuari të kryejë sjellje edhe më të rënda në dëm të gruas”.

Gjykata theksoi edhe aktin e shqiptarit si “kordon solidariteti”, madje “duke rrezikuar edhe jetën e tij”, për ta shpëtuar të renë nga aktet e dhunës në rrugë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion