“Haremi i mjekut”, historiani e mbron: Pse s’e arrestuan Mandin e Nishtullës, kur tha kam 4 gra
Temë e emisionit Review, në Euronews Albania, ishte arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.
Historiani Olsi Jazexhi, tha se mjeku u godit vetëm pasi ai ishte mysliman, ndërkohë që solli si rast analog këngëtarin e muzikës tallava Mandi Nishtulla, i cili ka deklaruar publikisht që ka 4 gra.
“Nuk e ka arrestuar njeri Mandin e Nishtullës sepse nuk u intereson”, tha Jazexhi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
U desh ndërhyrja e moderators Jonida Shehu e cila i rikujtoi se mjeku nuk është se bashkëjetonte me 3 apo më shumë gra, por për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mituara dhe jo se bashkëjetonte me 3 apo më shumë gra.
Pjesë nga debati:
Olsi Jazexhi: Juve nëse shkoni në Yzberisht apo në Nishtullën e Durrësit martohen që 10-vjeç ata. Por ky ngaqë është besimtar e kanë goditur, se i kanë ngritur kurth nga policia e anti-terrorit. Ju keni vetëm përpara 1 muaji apo dy muajsh, një këngëtar të komunitetit rom që tha hapur se ka 4 gra. Nuk e ka arrestuar njeri Mandin e Nishtullës sepse nuk u intereson.
Jonida Shehu: Doktorin nuk e kanë arrestuar sepse ka 4 apo 3 gra, por e kanë arrestuar sepse njëra prej tyre është e mitur!
Jazexhi: Nuk është e mitur 16-vjeçe!
Shehu: Ka qenë e mitur kur është manipuluar siç pretendojnë familjarët!
Jazexhi: Ndoshta ka qenë e mitur, ndoshta ky personi e ka kapur atë dhe 10-vjeç, siç ka qenë dhe tradita e katolikëve në Shqipëri. Ne nuk mund t’i dënojmë njerëzit për atë që kanë bërë në të kaluarën. Aktualisht kjo femër është 16-vjeçe dhe kjo femër e do atë person.