Hapet konkursi për infermierët, Rama publikon linkun: Më 21 shtator është afati i fundit

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë me dije se infermierët e rinj në vend mund të aplikojnë për punë. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka treguar se afati i fundit është 21 shtator, duke i bërë thirrje të gjithë infermierëve.
“2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me #meritë nga viti 2019, kur hapëm platformën e punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”
Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, #vijon me shpalljen e konkursit të radhës.
Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik. Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021. Apliko tani
http://infermierepershqiperine.al/operatori-i-sherbimeve…/
Punësim me meritë, për të garantuar shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët.
#InfermierëPërShqipërinë #Transparencë #Meritokraci #Dinjitet”, shkruan Rama.


