Mali i Zi aplikon masat e reja anti- Covid, ja çfarë të kërkojnë në sportelet kufitare

Kosovë&Rajon

Mali i Zi aplikon masat e reja anti- Covid, ja çfarë të

Mali i Zi nga data 14 shtator do të aplikojë masat e reja anti- Covid, për të gjithë udhëtarët që duan të futen në vend. Përmes një komunikate për mediat, Ministria e Jashtme ka dhënë udhëzimet që duhet të kenë parasysh udhëtarët.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga  data 1️4️ shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin:

Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë; Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

 Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

 Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave”, njofton ministria e jashtme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion