“Opozita s’është armike, por konkurrente”, Spiropali: Nuk do të biem në kurthin e lojërave të vjetra të agjendave personale

Politikë

“Opozita s’është armike, por konkurrente”,

Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila pritet të konfirmohet në këtë detyrë, ka reaguar në lidhje me nisjen e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, socialistja thekson se qeveria është e vetëdijshme për barrën e përgjegjësisë që është shtuar në këtë mandat të tretë.

Mes të tjerash Spiropali theksoi se do të bëjnë çmos që të pengojnë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre.

REAGIMI I SPIROPALIT

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë.

Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.

Nuk do të biem në kurthin e lojërave të vjetra të agjendave personale.

Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre.

Kemi bindjen e patundur se opozita nuk është armike por konkurrente.

Do luftojmë pa u ndalur dhe pa u lodhur për të realizuar ëndrrën dhe premtimin tonë për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike, evropiane, me më shumë barazi dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion