“Hajdeni se u mbytëm…”, tragjedia e Karaburunit, familjarët e viktimave kallëzim penal në SPAK

Aktualitet

“Hajdeni se u mbytëm…”, tragjedia e Karaburunit,

Familjarët e viktimave që humbën jetën më 9 janar të 2004 në tragjedinë e Karaburunit janë shprehur të zhgënjyer nga drejtësia.

Këtë të martë ato kanë bërë sërish kallëzim në SPAK pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kërkesa e mëparshme. Familjarët kërkojnë nga prokurori e Posaçme që të zbardhë ngjarjen pasi përgjegjësit e vërtetë, nuk janë gjykuar asnjëherë dhe pse prokuroria e Vlorës kishte nisur hetimet.

Familjarët akuzojnë zyrtarët e asaj kohe, ish ministrin e Brendshëm dhe të Mbrojtjes mes të cilëve dhe efektivë policie.


Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2004 humbën jetën 28 persona, ku 8 trupa nuk janë gjetur.

“Ndodhemi 4-5 milje larg Sazanit apo Karaburunit, afër Dhërmiut. Jemi shumë njerëz, hajdeni se u mbytëm”…

Në këtë mënyrë u mësua lajmi i tragjedisë së Karaburunit, e cila mori jetën e 29 personave, mes tyre edhe të vetë skafistit, në datën 9 Janar 2004.
Trupat e 20 të rinjve të rrethit të Shkodrës, që po udhëtonin me skaf drejt Italisë, u gjetën nga kërkimet, ndërsa 8 të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur edhe sot.

ME TE LEXUARAT