Guljelm Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore, apel qeverisë për ta dërguar jashtë shtetit

Aktualitet

Guljelm Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore,

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur skenaristi Bashkim Zahaj, i cili ka zbuluar se aktori është i infektuar nga Covid-19.

Sakaq, përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë Guljem Radojan për një shërbim të specializuae jashtë shtetit


“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion