Grabitje me armë në Kamëz! Dy persona të maskuar vjedhin bizhuteritë në argjendari

Dy persona të paidentifikuar kanë grabitur një argjendari në Kamëz, mesditën e sotme, pasi dyshohet se njëri prej tyre ka hyrë i armatosur dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur autorët kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L. dhe kanë arritur të largohen me sende me vlerë.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke ngritur pika kontrolli dhe duke ushtruar kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për administrimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.


