Kishte zënë një pjesë të rrugës me paleta guri, gjobitet pronari i një subjekti në Berat

Aktualitet

Kishte zënë një pjesë të rrugës me paleta guri,

BERAT- Policia rrugore ka gjobitur pronarin e një subjekti në Berat pasi kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor.       

Policia njofton se në vijim të zbatimit të Plan-Inspektimit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, policia konstatuar se në rrugën Berat-Skrapar, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e karrexhatës së rrugës me disa paleta guri.

Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative subjektin në pronësi të shtetasit D. B., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë. 

Policia e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion