Grabitja në Lezhë, autorët marrin para dhe 2 aparatë celularësh, por lanë gjurmë në favor të policisë

Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja në Lezhë, ku autorët dhunuar familjarët dhe grabitën banesën. Mësohet se autorët të cilët janë ende të paidentifikuar kanë grabitur një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë. Policia ka bërë me dije se në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Spiten. Nga kjo grabitje janë dhunuar kryefamiljari Gjergj Doçi dhe bashkëshortja e tij Vitore Doçi, 47-vjeçe. Ata ndodhën në spital aktualisht, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Lezhë/ Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.
Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.


