Grabitet një xhami, zbardhen detajet e para nga grupi hetimor
Lajmifundit
/
8 Dhjetor 2024, 14:38
Aktualitet

Një akt i rëndë vjedhjeje është raportuar në xhaminë e fshatit Siboc i Epërm, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hapur arkën e xhamisë dhe kanë plaçkitur paratë.
Policia ka nisur hetimet dhe njësitet kompetente po punojnë për të identifikuar autorët e kësaj vepre.
”Dyshohet se person/a të pa njohur kanë hapur arkën e xhamisë dhe janë vjedhur paratë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”.


