Grabitën kasafortën me 150 mijë euro në Greqi, në kërkim 2 shqiptarët, “i tradhtoi” bashkëkombësja

Aktualitet

Grabitën kasafortën me 150 mijë euro në Greqi, në

Policia greke ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e 150 mijë eurove në një banesë në zonën malore të Pellës.

Mediat greke raportojnë se ka qenë një 44-vjeçare shqiptare e cila ka njoftuar policinë për krimin e bërë nga dy bashkatdhetarët e saj.

Sipas mediave greke ka qenë një shqiptare e identifikuara si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, e cila kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pangacmuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën me përmbajtjen e saj të vlefshme.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, megjithatë autorët mbeten të pa kapur, si dhe shuma e madhe që kanë rrëmbyer.

Në kontrollin e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, iu gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u konfiskuan dhe u krijua një dosje e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Edessa për vjedhje të rëndë, si dhe ndaj 29-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për identifikimin e së cilëve po vijojnë hetimet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion