Goditi me grusht faturinon e urbanit, procedohet 34-vjeçarja në Tiranë

Aktualitet

Goditi me grusht faturinon e urbanit, procedohet 34-vjeçarja në

Një 34-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht faturinon e një urbani.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale të goditjes.

Ajo dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin Sh. Gj., 45 vjeç, faturino në një autobus. Pjesa tjetër e hetimit po vijon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin Sh. Gj., 45 vjeç (faturino në një autobus).

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion