Goditet rrjeti i kontrabandës së njerëzve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë/ Në pranga 3 persona

Aktualitet

Goditet rrjeti i kontrabandës së njerëzve drejt SHBA-ve dhe

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe Prokurorinë e Tiranës, ka goditur një rrjet të strukturuar kontrabande qeniesh njerëzore që vepronte në disa shtete, përfshirë Shqipërinë, vendet e BE-së, Karaibet, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti” u zhvillua si rezultat i një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Njësia e Shërbimeve Hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë, Forcën e Posaçme Operacionale, dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të arrestuarit janë tre shtetasit:
-Cerkez Nikoci
-Hazir Maçi
-Ardjan Pirani

Sipas hetimeve, i dyshuari kryesor, H. M., ka organizuar rrugë të paligjshme udhëtimi për shtetas shqiptarë, duke përdorur dokumente të falsifikuara udhëtimi. Rrjeti dyshohet se operonte nëpërmjet vendeve të BE-së, më pas transit në Karaibe, dhe me destinacion final Kanadanë dhe SHBA-në. Pagesat për këtë “shërbim” shkonin deri në 20 deri 35 mijë dollarë për person.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion