Goditet me leva në mes të qytetit kancelari i gjykatës së Elbasanit

Kancelari i gjykates se Elbasanit eshte goditur me leva mbremjen e sotme nga persona të paidentifikuar.
Ata kanë dhunuar kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi i cili eshte derguar ne spital.
Zyrtari i drejtesie Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe vetëm 150 metra larg drejtorisë së Elbasanit.
Fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët. Ai ka qenë i vetëm duke iu drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Kancelari i gjykates Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Kalimtarët e rastësishëm në rrugë, mësohet se kanë njoftuar policinë për ngjarjen.


