I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Gjykata merr vendimin për Flodian Plakun, ja çfarë thotë ai para gjykatësve

Aktualitet

I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Gjykata merr vendimin për

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas në vitin 2024, në zonën e Fushë Krujës.

42-vjeçari u kap dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum dhe u dërgua menjëherë për t’u përballur me drejtësinë. Në seancën gjyqësore, Plaku mohoi çdo lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam përdorur një Golf para 10 ditësh, ndaj ka ardhur policia tek unë”, tha ai para trupit gjykues.

Pavarësisht deklarimeve të tij, gjykata refuzoi kërkesën për një masë më të butë sigurie që u paraqit nga avokati Edvis Gorishti dhe vendosi ta lërë në paraburgim. Organi i akuzës e konsideron Plakun si person me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë direkt në ekzekutimin e Gentian Bejtjas.

Hetimet për këtë çështje janë ende në vijim, ndërkohë që autoritetet nuk përjashtojnë të tjera arrestime të mundshme.

ME TE LEXUARAT