Gjykata lë në burg Fatos Tushen, ja vendimi për 10 të tjerët

Aktualitet

Gjykata lë në burg Fatos Tushen, ja vendimi për 10 të
Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar për dosjen e Lushnjës.

Vendimi sapo është dhënë, pas një seance maratonë të ditës së sotme.

Fatos Tushe dhe 10 të arrestuarit e tjerë do të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar më vendim ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit: Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku.

Gjithashtu ka caktuar masat e sigurimit arrest shtëpie për shtetasit: Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion