Fillojnë ndërkombëtare nga fluturimet nga aeroporti Kukësit

Aktualitet

 

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit do të fillojë fluturimet e para ndërkombëtare, të premten e 9 korrikut.

Do të jetë kompania ajrore zvicerane, Helvetic Airlines, e cila do të ulet për herë të parë në aeroportin e premtuar prej kohësh nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, Illyrian Eagle.

Duke inauguruar kështu fluturimin e parë ndërkombëtar, në Kukës do të organizohet një ceremoni mirëseardhjeje dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.

Premtimi i 17 qershorit

“Më 17 qershor, Aeroporti i Kukësit, do të jetë ‘aeroport i hapur ndërkombëtar”. Kështu njoftoi mbrëmjen e 19 prillit kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, ai shpjegoi dhe arsyen pse nuk kanë filluar fluturimet ndërkombëtare në këtë aeroport.

“Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Fillimisht ndërtohet si aeroport operacional, për udhëtime të brendshme. Pastaj ka një periudhë kohore, minimumi 50-60 ditë, që aeroporti të lidhë marrëveshje me kompanitë”, deklaroi Rama.

Në vijim, kryeministri bëri me dije se “janë disa kompani të interesuara, të cilat do të lidhin marrëveshje me Aeroportin e Kukësit”.

Sipas tij, “këto kompani do të bëjnë testimet e tyre, do të bëjnë verifikimet e tyre dhe më 17 qershor, Aeroporti i Kukësit do të jetë aeroport i hapur ndërkombëtar”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion