Shqipëria vendi më i nxehtë në Evropë, ja sa shënoi termometri sot

Soft

Shqipëria vendi më i nxehtë në Evropë, ja sa

Shqipëria sot duket se është vendi më i nxehtë në Evropë ku temperatura ka arritur deri në 39 gradë Celsius, ndërsa në Maqedoninë Veriore temperatura ka arritur deri në 37 gradë Celsius. 39 sot ishte edhe në Mal të Zi, ndërsa 38 në Bosnjë, Serbi, Kroaci dhe Hungari.

Këto temperatura janë regjistruar në stacionet zyrtare meteorologjike dhe nuk përjashtohet mundësia që ndonjë rajon të ketë prekur 40 gradë Celsius.Edhe nesër mjaft nxehtë, por me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë pak më freskët, me zagushi, intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion