Gjykata e Lartë e la në burg, Meta: Mos harroni se 2 marsi po vjen!

Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg, Meta: Mos harroni se 2 marsi po vjen!

Gjykata e Lartë nuk ndryshoi sot masën e sigurisë, duke e lënë në burg Ilir Metën. Pas këtij vendimi Meta ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se pavarësisht se ndodhet në qeli nuk do të heqë dorë nga zgjedhjet e 11 majit.

"Make Albania Great Forever! Ky është zotimi dhe angazhimi ynë për 11 majin, ditën historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi, por edhe narkodrejtësia.

Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv, sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, për të ecur më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Pa dyshim që do të fitojmë, ashtu siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias, kundër “Ramaformës”.

Mos harroni se 2 marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5-vjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës, falë të cilit u çmontua “Ramaforma".

Të gjithë drejt 11 majit, të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të regjistrohen”, shprehet Meta.

ME TE LEXUARAT