Para 10 ditësh, kishte marrë me qira apartamentin bashkë me një burrë, shtetësja e huaj u qëllua 10 herë me thikë

Aktualitet

Para 10 ditësh, kishte marrë me qira apartamentin bashkë me

Një grua është gjetur e pajetë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” këtë të mërkurë.

Identiteti i saj ende nuk është zbuluar, por sikurse raportohet paraprakisht është shtetase e huaj.

Viktima dhe një burrë, që dyshohet se ka qenë partneri i saj, kanë marrë me qira apartamentin në datën 19 shkurt. Ata kishin paguar për 10 ditë qëndrimi në banesën ku gruaja u gjet e pajetë.

Ndërkohë, pasi pronarët e shtëpisë kanë vënë re se prej dy ditësh, në banesë nuk hynte dhe nuk dilte askush, kanë njoftuar policinë. Pasi efektivët kanë hyrë në banesë, kanë identifikuar gruan e qëlluar me thikë.

Nuk dihet ende nëse autor i vrasjes së saj ka qenë personi me të cilin ndante qiranë, ndërkohë që priten detaje nga hetimi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion