Ngjarja misterioze në Tiranë, shtetasja e huaj gjendet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira

Aktualitet

Ngjarja misterioze në Tiranë, shtetasja e huaj gjendet e vrarë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të enjte, ku një shtetase e huaj është gjetur e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira.

 Ajo kishte marrë me qira për 10 ditë banesën së bashku me një burrë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.


Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion