GJKKO nuk i dha leje Belerit për t’u betuar, media greke: Athina kërcënon Shqipërinë me...

Aktualitet

GJKKO nuk i dha leje Belerit për t’u betuar, media greke: Athina

Vendimi i GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie ka marrë vëmendjen e mediave greke. “Kathimerini” teksa raporton lajmin shkruan se “kjo situata ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare, me Athinën që kërcënon të pengojë aspiratat e anëtarësimit të vendit ballkanik në BE për këtë çështje”.

I ndalur në vendin e GJKKO, Kathimerimi citon edhe avokatin e Belerit, i cili tha se klientit të tij po i shkelet e drejta, ndërsa vendimin e konsideroi si “frymë fashiste”.

Mbrojtja e Belerit thuhet se përmendi synimin e tyre për të kërkuar shkarkimin e gjyqtarit, me plane për të apeluar në Gjykatën e Lartë të vendit.

Beleri u arrestua në maj me akuzën e blerjes së votave, pak para se të siguronte fitoren në zgjedhjet vendore në rajonin me shumicë etnike greke në jug të Shqipërisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion