Përplasja e 2 automjeteve në Lezhë, humb jetën 80-vjeçari, 3 të plagosur

Aktualitet

Përplasja e 2 automjeteve në Lezhë, humb jetën

Një 80-vjeçar ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në aksin Lezhë-Milot ku u përplas një automjet Volkswagen me një kamion.

Në makinën që drejtohej nga 70-vjeçari Z.C. udhëtonin dhe 3 persona të tjerë pasagjerë. Njëri prej tyre, I.D. 80 vjeç humbi jetën gjatë transportimit për në spital.


Ndërsa dy pasagjerët e tjerë, përfshirë edhe shoferin, mbetën të plagosur dhe janë nën kujdesin e mjekëve.


Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion