GJKKO dënon 4 anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit për trafik droge në BE

Aktualitet

GJKKO dënon 4 anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit për

Spak ka shpallur dënimet për katër anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit, të akuzuar për trafik narkotikësh në disa shtete të Bashkimit Europian.

Grupi ishte i përfshirë në trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt vendeve Skandinave, dhe fitimet nga ky aktivitet shfrytëzoheshin për pastrim parash përmes investimeve brenda vendit.

Dënimi total i katër anëtarëve arrin në 32 vjet burgim. Klajdi Dervishi (i njohur si Klajdi Pelinku ose Bruno Pavoti), Arteid Musallari, Eltion Dani dhe Nikolin Noku (alias Nikolin Martini ose Nike/Nik Martini) janë dënuar secili me 8 vjet burg.

Ndërkohë, Jetmir Kastrati ka pasur dënime të mëparshme për të njëjtën akuzë.

ME TE LEXUARAT